Ballina / Lajme / Bota / Liqeni i cili për një shekull i takonte Rusisë, përnjëherë është bërë i Kazakistanit (Foto/Video)
Loading...

Liqeni i cili për një shekull i takonte Rusisë, përnjëherë është bërë i Kazakistanit (Foto/Video)

Një fshatar nga fshati rus Kupinske, tërë jetën e tij ka peshkuar në liqenin Sladka, dhe një ditë duke tentuar të gjuaj karremin në ujë, ai u ndalua nga policia e Kazakistanit pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin.

 Ky incident shkaktoi zemërim te banorët e fshatit rus, të cilët menjëherë i kërkuan zyrtarëve qeveritar që t’ua shpjegojnë se si ka ndodhur demarkacioni i kufirit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ky problem u zgjedh shumë shpejt siç kanë bërë të ditur zyrtarë të Shërbimit Sekret Federal (FSB), të cilët pranuan se nuk ka ndodhur kurrfarë demarkacioni i kufirit.

Në fakt, liqeni “Sladka” i cili dikur i takonte rusëve, aktualisht është “zhvendosur” në territorin e Kazakistanit, pasi që pjesa në territorin rus ishte tharë për shkak të mungesës së reshjeve.

Sipas Andrei Panferov, përfaqësues i kësaj komune, kufiri midis Rusisë dhe Kazakistani për një shekull ka qenë në mes të liqenit, por me kalimin e kohës niveli i ujit ka rënë dhe kështu vijat kufitare “kanë lëvizur”.

“Si rezultat i kësaj tani fshatarët e kësaj zone nuk po mund të peshkojnë në liqen, pasi është territor i Kazakistanit. Rusia nuk ia ka falur liqenin Kazakistanit, pasi që vija kufitare mbetet aty ku ka qenë gjithmonë. Bëhet fjalë për një fenomen natyror”, ka shtuar  ai. /Telegrafi/

 

 

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...