Ballina / Sport / Listë e gjatë për mesfushën e Interit, tentohet transferimi i Vidalit
Loading...

Listë e gjatë për mesfushën e Interit, tentohet transferimi i Vidalit

Interi po tenton të rindërtojë mesfushën për sezonin e ri, teksa Borja Valero do të jetë pjesë e zi kaltërve, ndërkohë që në listën e tyre të objektivave ka disa emra.

Emri më i ri është ai i Arturo Vidal, mesfushorit të gjigantit gjerman Bayern Munich.Sipas La Gazzeta Dello Sport, arritja te mesfushori i kampionëve të Gjermanisë duket mjaft i vështire, por Interi është i vendosur të tentojë të bëjë diçka.

Radja Nainggolan mbetet gjithashtu një objektiv i skuadrës nga Milano, por mesfushori duket se do të qëndroje te Roma, por me kusht që t’i rinovohet kontrata dhe të përfitojë një pagë prej 4,5 milionë eurosh në sezon.

Gjithashtu ka edhe shumë lojtarë të tjerë që pëlqehen, me Fabinhon e Monacos, Nabi Keita të RB Leipzigut apo Krychowiak i PSG-së.

Gjithmonë sipas burimit të lartpërmendur, Inter ka gati rreth 50 milionë euro për të tentuar transferimin e Vidalit në Serie A.

Vidal edhe më parë luajti në Serie A, ku veshi fanellën e Juventusit dhe fitoi tituj të rëndësishëm me ‘Zonjën e Vjetër’. /MegaPress/

Shikoni gjithashtu

Supertalenti nga Bishtazhini, Toni Domgjoni përkrah rininë e vendlindjes

Toni Domgjoni nga Bishtazhini (Gjakovë) është një ndër talentët më mirë në Zvicër dhe është …

Loading...