Ballina / Lajme / Bota / “Los Zetas”, grupi famëkeq kriminal i krijuar prej Forcave Speciale
Loading...

“Los Zetas”, grupi famëkeq kriminal i krijuar prej Forcave Speciale

Ushtritë e shteteve janë krijuar për të qenë të përkushtuara ndaj mbrojtjes nga agresioni i jashtëm dhe mbrojtja e jetës dhe pronës së njerëzve.

Imagjinoni sa tragjike do të ishte që një organizatë e tillë e respektuar dhe e nderuar, të bëhej një gjë e keqe si Los Zeta.

Los Zetas u formua nga ish-ushtarakë meksikanë. Organizata vdekjeprurëse filloi si dega e ekzekutimit të KartelitGjirit të Meksikës.

Grupi përbëhej fillimisht nga 34 ushtarë të forcave speciale meksikane.

Kur Osiel Cardenas Guillen u bë udhëheqës i KartelitGjirit, kish nisur një luftë e dhunshme për territore.

Për të mbrojtur veten, Guillen punësoi një ushtar meksikan në pension si truprojën e tij, i cili më pas afroi 30 dezertorë nga ushtria meksikane, për të formuar krahun mercenar të paguar mirë të kartelit.

Përfundimisht, ky grup shpërtheu duke u bërë një kartel droge më vete, që sot është famëkeqi Los Zeta.

Ka pasur disa organizata kriminale në botë që kanë kryer vepra destruktive kundër njerëzimit pa asnjë formë trajnimi ushtarak, formal apo joformal. Çfarë duhet të presim nga një organizatë kriminale e pashpirt e krijuar nga ish ushtarakë? /bota.al/albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...