Ballina / Lajme / Kosovë / “Lufta” brenda PAN-it për kryeparlamentar, Zeka sfidon Veselin: I kam 110 vota të siguruara!
Loading...

“Lufta” brenda PAN-it për kryeparlamentar, Zeka sfidon Veselin: I kam 110 vota të siguruara!

Ndërkohë që Kosova është në një ngërç institucional, Milaim Zeka, deputet i Nismës për Kosovën, që është në koalicion me PDK-në dhe AAK-në, ditë më parë ka thënë se nëse PAN-i nuk do të sjell një emër për kreun e Kuvendit, atëherë ai do të votojë kundër tij.

Sipas tij,  nëse PAN-i, nuk do ta sjell emrin e kandidatit për kryetar të Parlamentit, atëherë si deputet i Kosovës, do të dalë me propozimet që Nisma të largohet nga PAN-i dhe të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

“Nisma të largohet nga PAN, po ashtu NISMA të propozojë kandidatin për Kryetar të Parlamentit, në emër të PAN-it, dhe nëse asnjëra alternativë, vota ime nuk shkon për PAN-in dhe krejt këtë e bëjë për hir të votueseve të mi”, ka thënë Zeka.

Zeka: Nëse kandidoj për kryeparlamentar, i fitoj minimum 110 vota

I pyetur nga gazeta, nëse ai do të mund të ishte kandidat për kryeparlamentar, Zeka në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka pohuar një gjë të tillë.

Ai madje ka thënë se është personi adekuat për këtë post dhe se do të ishte  pranueshëm edhe për partitë tjera.

“Sa më përket mua, unë mendoj se jam person i duhur për këtë post, pasi jam i bindur që minimum 110 vota i kisha marrë, por ende nuk po kuptoj se çfarë po bëhet”, ka thënë deputeti Zeka për “Bota sot”.

PDK: Veseli nuk ka arsye të tërhiqet nga kandidimi

Image

Bislim Zogaj

Foto galeri

Mirëpo në PDK mendojnë ndryshe në lidhje më këtë çështje.

Zyrtari i PDK-së Bislim Zogaj, duke folur rreth asaj se a ka vendosur PAN definitivisht që Kadri Veseli të jetë kandidat për kryeparlamentar, apo janë të gatshëm, që të emërojnë një person tjetër , ka thënë për “Bota Sot” se Kadri Veseli është personi adekuat pasi gjithë jetën e vet, sipas tij, “ai e ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë për vendin, dhe  jo vetëm për pozitën e tij, por të sakrifikojë edhe jetën për vendin”.

“Edhe pozitën e kryeministrit siç e ka dhënë, mendoj se edhe pozitën e kryetarit të Parlamentit do ta jap për interes të qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të saj ku në një formë edhe e bëri. Veseli iu dha mundësinë partive tjera që të merren vesh dhe ky të tërhiqet. Dhe derisa ato parti tjera nuk e kanë pozitën apo mandatin e Kadri Veselit, tani edhe sikur ai të mos tërhiqet e ka mbështetjen e plotë të PDK-së kështu që definitivisht Kadri Veseli do të jetë kandidat për kryetar në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Bislim Zogaj.

Veselit i rrezikohet pozita e kreut të PDK-së?

Image

Faton Mehmeti

Foto galeri

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti ka vlerësuar se në rast se Veseli nuk do të ishte kandidat për këtë post, atij do t’i rrezikohej edhe pozita në krye të PDK-së.

“Nuk shoh asnjë arsyeje që dikush tjetër të jetë kryetar i Kuvendit pos Kadri Veselit, pasi kjo do ta rrezikonte postin e Veselit në krye të PDK-së. Në këtë sens, marrëveshja me Pacollin i mundëson Veselit të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës. LDK-ja bëri gabim që futi në koalicion Pacollin, pasi vetëm i ndihmojë Pacollit të fitojë ca deputetë që po ia mundësojnë klanit “Pronto” qëndrimin në pushtet. Ky është niveli i politikës pa moral, prandaj edhe jemi këtu ku jemi”, ka thënë analisti Mehmeti për “Bota sot”.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...