Ballina / Lajme / Kosovë / Lulzim Kabashi fitues në Prizren
Loading...

Lulzim Kabashi fitues në Prizren

Sipas një ankete të një grupi vullnetarësh të rinj nga Prizreni, del se Lulzim Kabashi nga AAK duhet të fitojë zgjedhjet lolakale në Prizren. 

Një grup të rinjësh të cilët kishin për qëllim të anketonin qytetarët e Prizrenit paraprakishit për fituesin e mundhsëm në zgjedjet lokale, dolën në përfundimin se  Lulzim Kabashi nga AAK mund të jetë fitues potencial i zgjedhjeve në këtë vit.

 

Ata pyetën kalimtarët e rastit për përqindjen e përmbushjs së  premtimeve të qeverisjeve të kaluara dhe se në cilin kandidat mund të shpresonin për qeberisje më të mirë.

Nga kjo anketë vullnetare del se qytetarët nuk ishin të kënaqur mjaftueshëm më qeverisjet e kaluara dhe se shpresonin në një qeverisje të re e cila duhet të ishte e besueshme dhe e moderuar.

Ja disa nga opinionet e kalimtarëve…

Naser Mustafa: AAK nuk e ka pas pushtetin asnjehere ketu, duhet me ja dhane shancën dhe me e provu ndoshta nuk është më i keq se k’ta!

Luan Sama: AAK duhet të fitojë! Unë nuk di shumë për politikën por e di që Lulzim Kabashi ka deshmu që është njeri që ka dhanë kontribute gjithmonë për Prizrenin

Ernest Krasniqi: Lulzim Kabashi ka me fitu, se populli e ka kuptu që nuk shkon ma kshtu. Luli u konë në luftë për këtë popull, ka dashtë me dhanë jetën e tash qysh nuk ka me mendu mirë për këtë popull?

Maksut Shehu: Lulzim Kabashi duhet me fitu. Jo pse e du Ramushin, ose AAK-në po Lulzimi e ka meritu moti. Është njeri i fjalës edhe i punës. Biznismen i nderun e trim në luftë që sju ka dridh syni kurre.

Merita Haxhiu: Unë nuk di pse duhet me i votu k’ta që ishin deri tash! Mendoj që ka ardhë koha me n’drru pushtetin edhe me marrë AAK. Nuk shkon qeverisja e prizrenit me pleq por duhen njerëz të rinj.

Parim Berisha: Lulzim Kabashi ka biznes dhe ka pare boll, nuk ka nevojë me ,, … ” popullin sic kanë ba deri tash k’ta tjert.

Nesime Kokollari: Duhet me fitu AAK. Besoj që Lulzim Kabashi ka me ba shumë për këtë qytet. Lulzim Kabashi është njeri modern dhe e kupton mirë cka don një popull modern si qytetearët e Prizrenit.

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …