Thuaja se në secilin takim dhe në secilin debat shquhet për mënyrën e saktë të komunikimit dhe sqarimit të opinioneve të tij.
Madje, ditë më parë ai u vlerësua lartë edhe nga të gjithë opinionistët pa përjashtim, pikërisht për saktësinë e mendimit dhe sqarimit të ideve të tij në debatet dhe përgjigjet konstruktive. Duket se kandidati nga radhët e AAK-së për Prizrenin, ka të qartë secilën problematikë qytetare dhe ato të pazgjidhurat nga mandatet e kaluara të qeverisjeve të tjera.
Udhëheqja e bizneseve për një kohë të gjatë, aktivizimi i tij në politikë për gjithë këtë periudhë kohore respektivisht edhe pjesmarrja e tij në Asambletë Komunale, kanë krijuar një lider të qëndrueshëm dhe njohës të qështjeve politike e problematike si dhe gjetjen e zgjidhjeve e atyre problematikave.
Një veçanti që e karakterizon kandidatin nga radhët e AAK-së është edhe pjesmarrja e drejtpërdrejtë në udhëheqjen e luftës së Kosovës në periudhën 1998-9, gjë e cila i ka krijuar një avantazh besueshmërie dhe kredibiliteti të qëndrueshëm në opinion publik.
Aktivizimi i tij në qështje bëmirësie, mënyra e tij e komunikimit me të tjerët dhe vendosmëria parimore në mendimin konstruktiv është një veçanti tjetër e cila veçon karakterin poliedrik të kandidatit të AAK-së për kryetar të Prizrenit.
/Megapress.al/
Për më tepër mund të ndiqni këtë video të prezantimit të tij në fshatin Shkozë!
Shkruan: Megapress.al