Ballina / Lajme / Kosovë / LVV-ja dhe LDK-ja pritet ta nisin ‘betejën’ për t’i siguruar 61 vota
Loading...

LVV-ja dhe LDK-ja pritet ta nisin ‘betejën’ për t’i siguruar 61 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë paralajmëruar se do t’i fillojnë përpjekjet për formimin e institucioneve, pas dështimit për herë të gjashtë të koalicionit PAN në Kuvend. Drejtuesit e këtyre subjekteve thonë se do t’i nisin bisedimet edhe me deputetët minoritarë, në mënyrë që, siç thonë, ta konstituojnë Kuvendin dhe më pas ta formojnë edhe Qeverinë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Deputetja e  LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se presin që LDK-ja të bashkëpunojë me partinë e tyre për formimin e institucioneve. “Ne kemi pasur kontakte me drejtuesit e LDK-së për t’i parë mundësitë e bashkëpunimit për qeverisje.

Ne jemi treguar shumë bashkëpunues në këtë drejtim, mirëpo, pavarësisht kësaj, LDK-ja ka bërë veprime që nuk i kontribuojnë bashkëpunimit me deklarata naive dhe vendosjen e kushteve që për ne janë të papranueshme”, ka thënë Haxhiu për “Zërin”.

/zeri.info/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...