Ballina / Lajme / Maqedoni / Maksuti në Gajre takon banorët: Edhe këtë herë do ia dalim
Loading...

Maksuti në Gajre takon banorët: Edhe këtë herë do ia dalim

Shefi i shtabit komunal zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti sonte bashkë me shtabin komunal ka qëndruar në fshatin Gajre ku edhe po përmbyllë ngadalë një cikël të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ndërkohë që gjatë bashkëbisedimit me banorët e këtij fshati Maksuti ka thënë se edhe këtë herë do ia dalin bashkë për shkak se qytetarët tashmë e kanë kuptuar konceptin dhe qëllimin.

“Më është dashur për të tretën herë të ballafaqohem me ju, sa sfiduese e sa netë të pamundura kanë qenë dhe ja dolëm e dini pse, sepse secili nga ne e ka bërë punën si duhet dhe unë edhe këtë herë nuk kam as të voglin dyshim se nuk do e kryejmë si duhet këtë mision që na është dhënë nga liderët tanë nga kryetari dhe kryesia e këshilli i përgjithshëm që të kryejmë këtë detyrë dhe të kryejmë për vete, unë edhe disa herë e kam përmendur që ne vërtetë duhet këtë pjesë të bëjmë me ndershmërinë më të madhe dhe mos druajmë që vallë a thua e kemi sfiduar cështjen kombëtare me atë se do të votojmë një kandidat tjetër, ju them me përgjegjësinë më të madhe se jo, edhe si pjesmarës në luftën e 2001 edhe si qyterarë, nuk duhet të kemi as mëdyshje as të turpërohemi sepse kjo është një gjë shumë e drejtë, unë nuk besoj se kam pasur të bëj punë me njerëz që nuk e kanë këtë kapacitet”, kështu është shprehur mes tjerave shefi i shtabit komunal z. Bekim Maksuti.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Elezi: Mekanizmi i Faktoringut mund të përmirësojë likuiditetin e kompanive vendore

Sot është mbajtur Konferenca e parë regjionale në temë ‘Faktoringu si mënyrë alternative për financim”, …

Loading...