Ballina / Lajme / ”Maqedonia duhet të shoqërohet me shtete të forta”

”Maqedonia duhet të shoqërohet me shtete të forta”

Maqedonia nuk është e sigurtë plotësisht. Këtë nuk e thonë as fqinjët por as mediat e opozitës në vend.

Pasiguria shtohet për shtetin e vogël në Ballkan përshkak të pushtimit turk, luftërave dhe ndikimeve dashakeqe për të shfrytëzuar këtë shtet.

Krejt këtë nuk e thotë askush tjetër por Bloomberg International që mes tjerash sugjerojnë që vendi ka nevojë për NATO-n që ta mbrojë nga ndikimi rus dhe BE-në ta nxjerr prej krize një vend të vogël me borxhe shumë.

”Nëse Maqedonia për një periudhë të shkurtër nuk i arrin këto dy qëllimet atëherë gjithçka është e rëndë dhe më e rëndë për këtë vend.” thonë në analizën e tyre për Bloomberg, Tyler Cowen dhe Stacey Shick.

”Presionet prej Shqipërisë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, të Greqisë për emrin, të Serbisë për religjionin dhe kishën dhe të Bullgarisë për historinë, kërcënojnë të ardhmen e vendit dhe përparimin e institucioneve.” thhuhet në analizë.

Cowen dhe Shick nuk shohin ndonjë përkeqësim të gjendjes në Maqedoni por apelojnë për një ndryshim më të shpejtë të kursit diplomatik të vendit dhe punë sa më intensive për reforma që lidhen me BE-në dhe NATO-n. /Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …