Ballina / Lajme / Maqedonia nuk do të ndërtojë banesa për emigrantë
Loading...

Maqedonia nuk do të ndërtojë banesa për emigrantë

 

Maqedonia nuk është vend atraktiv për emigrantët, as nuk do ndërtohen banesa dhe kampe për ta, madje nuk është paraparë buxhet për atë gjë, opozita vetëm shpërndanë frikë tek qytetarët, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në intervistën e saj për Radio Evropa e Lirë.

“Opozita mundohet që të ndjellë frikë te qytetarët lidhur me strategjinë për integrim të emigrantëve dhe të huajve 2017-2027, e që është vazhdim i strategjisë 2009-2015 me të njejtin titull, të cilën strategji e ka miratuar vetë VMRO-ja”, thekson mes tjerash ministrja Carovska.

Për interpelancën e parashtruar për punën e saj nga VMRO-DPMNE-ja, ministrja Carovska thotë se do të përgjigjet në afatin ligjor prej 15 ditëve.

/TetovaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...