Ballina / Lajme / Kosovë / Mashtrimet e Xhavit Halitit për të vënë në kurth koalicionin LAA dhe Vetëvendosjen
Loading...

Mashtrimet e Xhavit Halitit për të vënë në kurth koalicionin LAA dhe Vetëvendosjen

Ditë më parë, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ata nuk i kanë numrat për të votuar Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës si kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe përcaktinim e seancën për ta zgjedhur Qeverinë.

Kjo deklaratë e Halitit, nga analistët politikë, është cilësuar si pjesë e lojës për të vënë në kurth Koalicionin LDK-AKR-Alternativa si dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas analistëve, PAN-i, respektivisht PDK-ja, po vepron njëjtë sikurse në vitin 2014 dhe se kjo nuk është e gatshme që të lëshojë pushtetin e t`i humbë postet e rëndësishme.

Kuçi: PAN po tenton të joshë LAA-në dhe VV-në

Image

Gurakuç Kuçi

Foto galeri

Lidhur me këtë, drejtori në Institutin për Studime Politike dhe Mediale, Gurakuç Kuçi, ka thënë për “Bota sot” se Haliti me deklaratën e tij është munduar që të vë në lojë joshjen e deputetëve dhe partive si AKR dhe Alternativa.

“Xhavit Haliti me deklaratën se PAN nuk i ka numrat, është munduar me këtë deklaratë të luajë lojën e joshjes ndaj deputetëve dhe partive të vogla si AKR dhe Alternativa, që ju mund të bëheni pjesë e rëndësishme e qeverisë nëse siguroni krijimin e institucioneve nga PAN”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Kuçi  ka theksuar se PDK-ja nuk është dorëzuar, por sipas tij nuk është e gatshme të lërë qeverinë dhe të humbas postet e rëndësishme.

“Kjo nuk d.m.th. dorëzim, pasi PDK-ja në asnjë moment nuk është e gatshme të lërë qeverinë edhe sikur të humbë poste tejet të rëndësishme. Haliti, i cili është figurë vendimtare në PDK, së bashku me PAN-in, e di mirë që 61 numra sigurojnë kalimin e institucioneve, por nuk nënkupton 61 deputetë dhe kështu do të mbesnin qeveri e pakicës, andaj me zhagitje kërkojnë siguri më shumë”, ka deklaruar ai.

Kuçi ka shtuar se PDK-ja po shfrytëzon dëshirën për hakmarrje të LDK-së dhe se është AAK-ja, ajo e cila po i paguan veprimet e saj.

“PAN, gjegjësisht PDK-ja, ashtu si me 2014, edhe tani po arrin që me veprime makiaveliste të ruajë të qenurit në pushtet duke shfrytëzuar verbërinë e VV-së dhe dëshirën për hakmarrje të LDK-së, të cilët humbën arsyen duke u varur nga emocionet. Viktimë e gjithë kësaj reprezalje është AAK-ja dhe Haradinaj, ku veprimet e PDK-së dhe koalicioni PAN kanë dëmtuar imazhin e tij, i cili ishte në rritje tek masa, dhe tani Haradinaj bëhet i papranueshëm nga partitë tjera pikërisht për fajin e PDK-së”, ka thënë ai.

Kuçi ka shtuar se në rrethana të tjera nëse PAN nuk arrin të sigurojë formimin e qeverisë herën e parë, presidenti duhet që mandatin ta kalojë tek koalicioni tjetër, i cili siguron numrat e nevojshëm për themelimin e institucioneve.

“Deklarata e Halitit si mashtrim për t`i futur në kurth LAA dhe VV-në”

Image

Faton Mehmeti

Foto galeri

Ndërsa, politologu Faton Mehmeti ka thënë se PAN nuk i ka numrat, pasi në të kundërten, sipas tij, ata do t’i formonin institucionet.

Sipas tij, Haliti po mundohet që t’i nxit LAA dhe VV-në, që të votojnë Kadri Veselin për kryetar për të kaluar në fazën tjetër të krijimit të qeverisë.

“Deklarata e Xhavit Halitit përveç se e konfirmon një gjë të tillë, është edhe potez politik- hileqar. Me këtë deklaratë, Haliti mundohet t’i nxit VV dhe LAA që të votojnë Kadri Veselin për kryetar për të kaluar në fazën tjetër të krijimit të qeverisë. Duke u munduar të vë në lajthitje VV dhe LAA, se gjoja atyre do iu kalohet mandati për krijimin e qeverisë nëse e votojnë Veselin për kryetar kuvendi, pasi pa u kaluar raundi i zgjidhjes së kryetarit të kuvendit nuk mund të kalohet të krijimi i qeverise”, ka thënë Mehmeti.

Po ashtu, ai ka thënë se PAN nuk ka kulturë politike që të lëshojë radhën nëse nuk i ka numrat.

“PAN, respektivisht PDK, nuk ka kulturë të formuar politike dhe mentalitet evropian që të lëshojë radhë edhe nëse nuk i arrin numrat”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai  e ka cilësuar deklaratën e Halitit si mashtrim për t`i futur në kurth Vetëvendosjen dhe koalicionin LAA.

“PAN janë në gjendje ta bëjnë Kosovën shkrumb e hi për pushtet. Prandaj, deklarata e Xhavitit është veç mashtrim politik për t’i futur në kurth VV dhe LAA”, ka përfunduar ai.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...