Ballina / Show Bizz / Mc Qoppa dhe Ibish Shala i këndojnë Grupit të Kumanovës (Video)
Loading...

Mc Qoppa dhe Ibish Shala i këndojnë Grupit të Kumanovës (Video)

Reperi kosovar që vjen nga qyteti i Prizrenit, Mc Qoppa, ka bashkuar forcat me këngëtarin nga Peja, Ibish Shala, për të sjellur një super këngë me videoklip.

Ibishi jeton e vepron në Zvicër, ndërsa ky është bashkëpunimi i parë me një këngëtarë, ndërsa i katërti në totalin e këngëve të realizuara deri më tani, shkruan 04 Online.

“n’Atdhe”, mbanë emrin kënga e dy këngëtarëve, e cila i kushtohet grupit të Kumanovës të cilët ditë më parë kanë marrë dënime drakonike nga një gjykatë në Shkup të Maqedonisë.

Për tekstin është kujdesur vet Mc Qoppa, kurse kënga është prodhuar në studion e mirënjohur në Prizren, ‘Vizion Records” nën kujdesin e mjeshtrit të madh të muzikës, Arben Bytyqi, kurse për muzikën është kujdesur mjeshtri në ardhje, Bledi Bytyqi, shkruan 04 Online.

Këngës ju ka punuar edhe një videoklip i bukur, të cilin e ka realizuar “04 Production” nga Prizren, kurse xhirimet janë realizuar në qytetin e Prizrenit dhe të Suharekës.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë: “ESKALATION” Super projekti muzikor nga PADRE (Foto-Video)

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj …

Loading...