Ballina / Lajme / Bota / Më 1 shtator, Tokës i afrohet asteroidi më i madh që njihet
Loading...

Më 1 shtator, Tokës i afrohet asteroidi më i madh që njihet

Asteroidi më i madh që njihet nga njeriu, i quajtur 3122 Florence (1981 ET3) do t’i afrohet planetit tonë më 1 shtator. Me një diametër prej 4.4 kilometrash, asteroidi do të kalojë rreth 7 milionë kilometra larg tokës, me saktësisht 18 herë sa distanca e Tokës me Hënën.

Ky është asteroidi më i madh që kalon kaq pranë Tokës që kur ka hyrë në funksion programi i NASA-s për gjurmimin e këtyre objekteve.

“Edhe pse shumë prej nesh e dinë se asteroidë të tjerë mund të jenë afruar më shumë se kaq me Tokën, të gjithë kanë pasur përmasa shumë më të vogla. Florence është asteroidi më i madh që kalon kaq pranë tokës qëkurse NASA nisi të studionte asteroidet pranë Tokës, rreth një shekull më parë”, thotë Paul Chodas, studiues.

(gazeta-Shqip.com)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...