Ballina / Lajme / Bota / “Më jep para ose do t’i tregoj gruas”; ja shqiptarja që i zhvati 33 mijë euro biznesmenit italian
Loading...

“Më jep para ose do t’i tregoj gruas”; ja shqiptarja që i zhvati 33 mijë euro biznesmenit italian

Mediat italiane kanë publikuar sot historinë e një 28-vjeçareje shqiptare që dyshohet se i kishte zhvatur mbi 33 mijë euro një biznesmeni italian me të cilin kishte një marrëdhënie intime, duke e kërcënuar se do t’i tregonte bashkëshortes së tij për marrëdhënien e tyre.

Natasha Kaciqi, 28 vjeçe është arrestuar nga policia në Padova, pasi u kap në flarancë teksa i merrte një sasi prej 10 mijë euro një 55-vjeçari italian, pasi më herët këtë shumë ia kishte kërkuar në telefon përmes shantazhit.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçarja shqiptare dhe biznesmeni italian prej 4 vjetësh kishin një marrëdhënie jashtëmartesore. Kur lidhja mes tyre pësoi një krisje, muajin e shkuar, vajza nisi ta kërcënonte 55 vjeçarin se do i tregonte gruas së tij nëse nuk i jepte para.

Pasi i dha 33.500 euro, Natasha Kaciqi vijonte të kërkonte para te tjera dhe t’i bënte shantazh, por biznesmeni nuk duroi më dhe iu drejtua policisë të cilët planifikuar operacionin ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 28-vjeçares shqiptare.

/gazeta-shqip.com/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …