Ballina / Lajme / “Më kapi prej flokësh zvarrë”, e mitura rrëfen se si e dhunoi xhaxhai
Loading...

“Më kapi prej flokësh zvarrë”, e mitura rrëfen se si e dhunoi xhaxhai

Dhuna në familje është një ndër problemet më emergjente në shoqërinë shqiptare.

Ajo është Vera Kodra dhe kërkon ndihmë për veten e fëmijët e saj pasi kunati, vëllai I burrit, e ka dhunuar barbarisht atë dhe fëmijët e saj.

Vera Kodra me origjinë nga Orenja e Librazhdit kërkon ndihmë për mbrojtje nga familja e ish-burrit dhe kunati i saj.

Ajo ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Elbasanit. Por çuditërisht ai që ka fituar urdhër mbrojtje ka qenë kunati i saj.

Gruaja, e cila është nënë e dy vajzave të mitura, ka braktisur shtëpinë dhe ka shkuar të jetojë tek mamaja e saj, por sërish ndihet e frikësuar për veten dhe të bijat që shkojnë në shkollë.

“Në datën 27, ish-kunati, Kalem Kodra, sëbashku e djalin e motrës së tij, vijnë dhe më ofendojnë.

Po mundohesha të fusja drutë e dimrit brenda në shtëpi. Kur pashë që po mundoheshin të futeshin brenda portës, jam munduar me gjithë fuqitë ta mbyll këtë portë, por nuk ia arrita.

Ai me gjithë mend është i verbër, por po të futi në dorë, vetëm dru di të japë”, – thotë Vera.

Ajo tregon se Kalem Kodra ka dhunuar edhe të bijat, të cilat janë futur për të mbrojtur të ëmën.

“Ndërkohë që mami po fuste drutë në shtëpi, xhaxhi vjen bashkë me nipin e tij për ta rrahur. Unë i dola përpara. Por ata mu lëshuan mua. Njëri më kapte për fyti, tjetri për flokësh.

U përpoqa të ikja, por më ra të fikët. Pasi mua më kishte rënë të fikët kishin kapur motrën time dhe e tërhiqnin zvarrë”, – tregon njëra prej vajzave. /albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...