Ballina / Lajme / Bota / Media austriake: Serbia ka frikë nga anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë dhe Kosovës në NATO
Loading...

Media austriake: Serbia ka frikë nga anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë dhe Kosovës në NATO

Presidenti serb Aleksandër Vucic nga “këshillat urgjenete” ka tërhequr stafin diplomatik nga Maqedonia – mediat e shohin Kosovën si arsye, shkruan “Der Standard”.

Tërheqja e gjithë stafit diplomatik serb nga Maqedonia lidhet gjëja për arsye sigurie, ndërsa vendimi ka ardhur të dielën. “Ka mjaft indicie për një aktivitet shume ofansiv kundër institicioneve të Serbisë,” ka thënë mes tjerash presidenti Vucic. Konkretisht ai nuk definoi problemin, por paralajmëroi ndryshimin e stafit për të “ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve”. Sqarime do ketë në dhjetë ditët vijuese.

Mediat maqedonase dhe ruse kanë shkruar se politikat e ndryshme mbi Kosovën është arsyeja themelore e prishjes së marrëdhënieve mes Shkupit dhe Beogradit. Serbia ka marrë vesh se Maqedonia do mbështes në fund të tetorit anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Serbia ka kundërshtuar këtë ide dhe me ndihmën ruse ka shmangur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Telefonata Vucic-Zaev

Pas prishjes së marrëdhënieve, ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov menjëherë është përpjekur të vendosë kontakte me kolegun serb Ivica Dacic; por kjo ka qenë e pamundur. Kjo është arritur mes Vucic dhe kryeministrit Zoran Zaev të cilët kanë folur shumë gjatë rreth temave mjaft të “rëndësishme politike dhe rajonale.”

Informacione të pavërtetuara flasin gjithashtu se Serbia ka frikë që udhëheqësia pro-perëndimore maqedonase menjëherë do anëtarësojë shtetin në NATO – ndërsa më vonë një hap të tillë do ndjek edhe Kosova. Vucic së fundi deklaroi se Kosova është “humbur prej kohësh.”/Bota sot

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...