Ballina / Lajme / Kosovë / Media gjermane: Nga anash drejt rrugës së pushtetit, Albin Kurti do i fitonte zgjedhjet e ardhshme
Loading...

Media gjermane: Nga anash drejt rrugës së pushtetit, Albin Kurti do i fitonte zgjedhjet e ardhshme

Nëse do mbaheshin zgjedhje të reja, këto mund ti fitonte nacionalisti i majtë Albin Kurti – dhe kjo do ndryshonte rajonin, shkruan Hannes Heine për median gjermane “Tagesspiegel”.

Fillimisht në median gjermane shkruan për ceremoninë e hapjes së katedrales “Nënë Tereza” në një vend me “shumicë muslimane”, ndërsa më pas i kthehet aktualitetit politik.

“Aleanca e njohur si e korruptuar e Ramush Haradinaj, nuk fitoi votat e pritura – dhe lideri opozitar Albin Kurti doli aq i fuqishëm sa së shpejti mund të ketë zgjedhje të reja. Atëherë Kurti përherë të parë pas ndarjes së Kosovës prej Jugosllavisë fillimisht dhe më pas nga Serbia, të jetë shefi i qeverisë,” përcjell botasot.info. “Kjo zemëron jo vetëm funksionarët shqiptarë të Kosovës, por edhe minoritetin serb.”

Më tej, sipas Heine, 42 vjeçari është kritik ndaj të gjithëve: prej rrjetit të elitës së UÇK, te trupat e NATO deri te oligarkët nga Turqia dhe Emiratet e pasura me naftë që kanë përfituar nga privatizimi i pasurive shtetërore. “Edhe përfaqësuesit gjermanë dhe amerikanë në Prishtinë, vetëm kohëve të fundit kanë biseduar me Kurtin.”

E paqartë është situata e Haradinaj

Vetëvendosja e Albin Kurtit fitoi rreth 28 përqind të votave dhe është partia më e votuar e vetme, ndërsa aleanca e PAN fitoi 34 përqind – larg numrave për të krijuar e vetme qeverinë.

“E paqartë është nëse duhet të përgjigjet përpara Gjykatës Speciale, ish ushtari i UÇK, Haradinaj. Nëse do fitonte Albin Kurti, atëherë për gjithë shtetet fqinje, por edhe për qeverinë gjermane, do vinin kohë të reja mbi Ballkanin.”

Shqetësimi i qeverisë gjermane është hezitimi i Kosovës për të aprovuar një “Plan Marshall” në rajon, që do bashkonte zonat ekonomike rajonale dhe krijimin e një Fondacioni Shkencor. Kjo do reduktonte azilkërkimin e shqiptarëve drejt Gjermanisë dhe do ulte papunësinë në Kosovë.

Në fund analisti gjerman i jep këshillë liderit opozitar.

“Shkalla e bashkëpunimit sipas gjitha gjasave varet nga Albin Kurti. Nacionalisti nuk duhet ta teprojë me krenarinë shqiptare. Për këtë ai duhet të mbështetet te biografia: pasi martoi norvegjezen Rita Augestad Knudsen, duhet të shpallej “tradhtar i atdheut” nga nacionalistët shqiptarë,” përmbyll shkrimin media gjermane./Bota sot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...