Ballina / Lajme / Kosovë / Media zvicerane: Bllokada politike e Kosovës, komandantët nuk lëshojnë rrugën
Loading...

Media zvicerane: Bllokada politike e Kosovës, komandantët nuk lëshojnë rrugën

Dy muaj pas zgjedhjeve akoma nuk ka qeveri në Kosovë. Mes tjerash kjo çon edhe në deficit financiar, shkruan fillimisht Andreas Ernst për prestigjiozen zvicerane “NZZ”.

Edhe tentativa e katërt e konstituimit të parlamentit të Kosovës ka mbaruar pa sukses. “Koalicioni i Komandantëve” të ish udhëheqësve të rebelëve bojkotuan seancën e së enjtes. Ata kishin paralajmëruar pjesëmarrje nëse shumica pajtohej që Kadri Veseli të ishte kryeparlamentari.

Por kundërshtarët e komandantëve e kanë kundërshtuar këtë ide me dhëmb e dhëmballë. Kjo vlen për partinë e majtë nacionaliste Vetëvendosja edhe për partinë LDK e legjendarit dhe “Babait të Kombit”, Ibrahim Rugova, i cili e kishte dominuar skenën politike pas lirisë të Kosovës prej serbëve.

PDK ka qenë nën udhëheqjen e Hashim Thaçit me të kaluar nga UÇK, ndërsa Veseli ka qenë shefi i shërbimit sekret të trupës guerile dhe nga këtu ai akuzohet si përgjegjës për pastrime brutale ndër konkurrentët e organizatës.  Sot ai është presidenti i PDK dhe shihet edhe si zhvatës i institucioneve shtetërore përmes kësaj partie, përcjell botasot.info.

Kosova duhet sa më shpejt të krijojë institucionet e reja

Ngërçi politik në Kosovë nuk do të thotë se ka ndikuar ndjeshëm në përditshmërinë e publikut. Bile anasjelltas. Përmes autostradës të re “Ibrahim Rugova” dhjetëra-mijëra pjesëtarë të diasporës shqiptare sëbashku me të afërmit e tyre vizitojnë bregdetin shqiptar. Vetëm nga Zvicra kanë ardhur rreth 100.000 vizitorë gjatë sezonës.

Diaspora shqiptare është mjaft e rëndësishme për ekonominë e Kosovës, që çdo vit dërgojnë rreth 100 milion franga. Megjithatë edhepse jeta vazhdon, bllokada politike do i kushtonte shumë para vendit të vogël ballkanik.

Behgjet Pacolli ka bërë me dije se nga mos funkcionimi i institucioneve të Kosovës, kjo e fundit ka humbur 138 milion dollarë në FMN. Ai kërkon sa më shpejt të jetë e mundut krijimin e qeverisë dhe pavarësisht se ka pasur koalicion me LDK, nuk e mbyll derën edhe për ndonjë koalicion të mundshëm me komandantët.

Megjithatë një qeveri me shumicë të thjeshtë nuk do ishte jetëgjatë në Kosovë. Kjo vlen jo vetëm për “komandantët” por edhe për Vetëvendosjen. Jo vetëm thellimit të hendekut mes taboreve politike, delikate është edhe politika rajonale si dhe gjendja e keqe ekonomike dhe sociale.

Dialogu i bllokuar me serbët

Në qendër të vëmendjes është vijimi i dialogut dhe procesit të normalizimit me Serbinë. Kjo është bllokuar hëpërhë nga fillimi i vitit. Shumë çfarë është nënshkruar, nuk futet në zbatim. Një ndër ta është largimi i shtetit serb në veri të Kosovës në shkëmbim të krijimit të asocacionit të komunave serbe. Në kohën kur presidenti serb Aleksandër Vucic është i gatshëm për një koncesion “historik” me Kosovën, Prishtina është e ndarë sesi duhet ta vijojnë dialogun me Serbinë.

Veçanërisht e kontestuar është asocacioni i komunave serbe, që shihet si organ i rrezikshëm me ndikim serb. Këtë duhet ta sqarojë politika e brendshme e Kosovës. Nëse duhet të arrihet një hap cilësor në marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, atëherë Kosova duhet mënjëherë të ketë një qeveri potente. Nëse zgjedhjet e reja do zgjidhnin ngërçin, është e paqartë./Bota sot

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …