Ballina / Show Bizz / Megapotpuria e Elbasan Munishit, ajka e fundvitit këngët e përpunuara shqipe (Video)
Loading...

Megapotpuria e Elbasan Munishit, ajka e fundvitit këngët e përpunuara shqipe (Video)

Po e përmbyll vitin me një sukses të jashtëzakonshëm, një agjendë të stërngjeshur gjatë sezonës së verës me mbrëmje e ahengje familjare ndërkohë që ajkën për fundvit e sjell pikërisht me një potpuri të përpunuar mirë me këngë të bukura dhe të pastra shqipe. Elbasan Munishi për fundit ka bashkuar forcat me Hysniun, Ganimeten Rizën dhe Shqiponjën për të sjellë në mënyrën më të mirë të mundëshme këngët më të bukura shqipe në një përmbledhje siç din të bëj vetëm ai.

Duke e ditur që është një nga vokalet më të mira që ka skena shqiptare, Elbasani nuk do të ndalet me kaq, ai vazhdon me agjendën e tij me mbrëmje e ahjengje familjare duke qenë një nga emrat më të kërkuar në Maqedoni, Kosovë e gjithandej ku jetojnë shqiptarët sepse atmosfera në dasma bëhet bukur aty ku këndon Elbasani derisa kulmi arrihet pikërisht me këngët e tij që i këndon me gjithë shpirtë.

Viti 2018 pritet të fillojë frytshëm poashtu për Elbasanin i cili pritet të realizojë edhe këngë të reja për publikun e tij që e ndjekin tash e sa vite. Për të dëgjuar potpurinë e këngëtarit tetovar mjafton të klikoni në linkun në vazhdim:

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë: “ NOMADET” Super Projekti Muzikor nga TRINIUM X DEEZY X BERNIE (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive, fal artistave të talentuar dhe përqafimit me rryma …

Loading...