Ballina / Lajme / Bota / Merkel: Do vazhdoj të bëjë fushatë edhe atje ku nuk pritem mirë
Loading...

Merkel: Do vazhdoj të bëjë fushatë edhe atje ku nuk pritem mirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se ajo synon të vazhdojë të sfidojë demonstruesit e ekstremit të djathtë që janë përpjekur të prishin fushatën e saj për zgjedhjet kombëtare këtë muaj.

Protestues të mirë organizaur, kryesisht mbështetës të partisë së djathtë populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), por edhe nga grupet neo naziste, kanë lëshuar sharje dhe në një rast kanë goditur me domate kancelaren ndërkohë që këndonin duke përdorur birbila, tromba dhe zile.

“Është e rëndësishme për mua që të vazhdojë të shkojë atje që nuk marr një pritje miqësore”, tha ajo në një intervistë për gazetën “RedaktionsNetzwerk Deutschland”.

“Shumë persona që nuk i bashkohen koncertit të birbilave dhe të këndimeve në kor kanë nevojë për inkurajim duke treguar guxim civil dhe duke iu kundërvënë urrejtjes”, tha ajo.

Sondazhet e fundit tregojnë partinë konservatore të Merkelit, Kristiandemokratët (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristian Social (CSU) si fitimtarë të zgjedhejve të 24 shtatorit me rreth 38 për qind të votave.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...