Ballina / Lajme / Bota / Merkel kërkon zgjatje të kontrolleve të kufijve në Evropë
Loading...

Merkel kërkon zgjatje të kontrolleve të kufijve në Evropë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot për një zgjatje të kontrolleve në kufijtë e hapësirës Schengen, ndërkohë që Komisioni Evropian parashikon rikthimin e lirisë së qarkullimit deri në nëntor, me rënin e fluksit migrator.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, ne kemi nevojë për këto kontrolle në kufi”, vlerësoi Merkel gjatë një konference për shtyp në Berlin.

Zgjatja e këtyre kontrolleve do të jetë një prej çështjeve kryesore gjatë takimit të nesërm mes Merkel dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker në Berlin.s

Shumë vende evropiane, mes të cilave edhe Gjermania, kanë rikthyer kontrollet e identitetit në kufij në vitin 2015 si përgjigje ndaj fluksit masiv të refugjatëve, të ardhur kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...