Ballina / Lajme / Bota / Merkel: Nuk pendohem pse ua hapa dyert refugjatëve, do ta bëja përsëri
Loading...

Merkel: Nuk pendohem pse ua hapa dyert refugjatëve, do ta bëja përsëri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se nuk pendohet për vendimin që e mori në vitin 2015 për t’i hapur kufijtë e vendit për qindra mijëra refugjatë.

Në një intervistë me gazetën Welt am Sonntag, Merkel e mohoi se kishte bërë gabime në politikën e saj për dyert të hapura, edhe pse mbërritja e një milioni refugjatëve në Gjermani në dy vitet e fundit nga Siria dhe Iraku hapi mosmarrëveshje të thella në partinë e saj konservatore dhe ia uli përkrahjen asaj, transmeton Express.

“Do t’i merrja përsëri të gjitha vendimet e rëndësishme të vitit 2015,” ka thënë Merkel.

Ajo ka thënë se vendimet i kishte marrë bazuar në pikëpamje humanitare dhe politike.

“Ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe unë i mora vendimet bazuar në atë që mendoja se ishte e drejtë nga pikëpamja humanitare dhe politike,” ka shtuar ajo.

/TetovaSot/

 

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...