Ballina / Lajme / Kosovë / Merr fund spekulimi për Veton Surroin në krye te diplomacisë shqiptare
Loading...

Merr fund spekulimi për Veton Surroin në krye te diplomacisë shqiptare

Veton Surroit iu kanë shuar shpresat se mund të bëhet Shef i Diplomacisë shqiptare. Ministër i Jashtëm është emëruar Ditmir Bushati. Kështu, edhe kësaj radhe mbeti vetëm si ide rezervimi i një pozite të lartë në Shqipëri për ish-themeluesin e ORA’s.

S’kam koment. Ky kishte qenë reagimi i Veton Surroit për KTV’në kur e kishin pyetur nëse do të bëhet Shef i Diplomacisë Shqiptare.

Por, sot, ka përfunduar gjithçka sa i përket pozitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Edi Rama ka emëruar Ditmir Bushatin edhe për një mandat në krye të diplomacisë shqiptare.

Emërimin e Bushatit e ka mirëpritur Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Jashtëm. Ai e ka uruar Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, duke thënë se ai njeri punon për çdo ditë për ngitjen edhe të Shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Përpos Surroit, ishte përmendur mundësia që edhe Baton Haxhiu ose Mimoza Kusari të mund ta merrnin pozitën më të lartë në diplomacinë e Shqipërisë.

Ndryshe, Veton Surroi, kishte dështuar edhe një herë tjetër të merrte pozitë të lartë shtetërore në Kosovë.

Ish- Ambsadori i SHBA’së në Kosovë, Christopher Dell pati sqaruar se si Surroi i ishte zvarritur Hashim Thaçit për ta bërë President.

“Një veprim që më ka bërë të ndihem i ndotur, duke qenë dëshmitar i tij, ka qenë kur e kam shikuar Veton Surroin të zvarritet para kryeministrit , duke e lutur që të bëhej president. Dhe kjo ka ndodhur në shtëpinë time në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit të vitit 2010”, kishte deklaruar ambasadori në largim i SHBA-së në Kosovë, Chritopher Dell.

Veton Surroi, mediat e të cilit e quajnë shkrimtar, publicist, politikan e pronar, ka qenë pjesë e politikës së Kosovës prej viteve 90’ta. Kishte marrë pjesë në Konferencën e Rambujes, ndërsa, pasluftës kishte themeluar një parti politike, me të cilën kishte dështuar të futej për herë të dytë në Parlament, në vitin 2007.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...