Ballina / Lajme / Meta i shqetësuar për situatën në Shqipëri (Foto)
Loading...

Meta i shqetësuar për situatën në Shqipëri (Foto)

Pas reshjeve të shiut që nga dita e djeshme në Shqipëri, presidenti z. Ilir Meta përmes një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë qytetarë, ushtrinë dhe mediat për lehtësim të informacionit.

Gjithashtu përmes këtij postimi ka treguar se do të jet përkrahë qytetarëve në këto ditë të vështita.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.
Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...