Ballina / Lajme / Kosovë / Milaim Zeka flet për “znaçkën” e Kadri Veselit, tregon cili ishte mesazhi i saj
Loading...

Milaim Zeka flet për “znaçkën” e Kadri Veselit, tregon cili ishte mesazhi i saj

Fjalimi i ashpër i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta.

Veseli, pas përplasjes që kishte me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka pasur një replikë edhe me deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Veseli e sugjeroi Zekës të mos qeshte fare, pasi ai u dëgjua duke replikuar me të. Por, Veseli iu drejtua atij me fjalët “Milaim, ku e ke znaçkën se je prej Abrie”.

Mirëpo, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deputeti Milaim Zeka, ka sqaruar se fjala e Veselit, nuk është thënë në kontekst negativ.

Sipas tij, qëllimi i kryetarit të PDK-së, ishte që t’i tregonte Vetëvendosjes, se ata nuk “janë më patriotë se sa Milaim Zeka”.

“Kurgja nuk ka qenë, ajo nuk ka qenë diçka në kontekst negativ. Përkundrazi, Veseli deshi t’i thoshte Vetëvendosjes, që “Milaimi me krejt kontributin e vet që vjen nga një fshat shumë i vlerësuar, megjithatë nuk e ka shenjën e flamurit dhe  kjo nuk do të thotë që ju jeni më patriot se sa Milaimi”. Nuk ka pasur kurrfarë konotacioni negativ në raport me mua”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka thënë se përkundër që ka moskuptime me Kadri Veselin, ky i fundit nuk bie në nivel të debateve të tilla.

“Ka pasur reagime të shumta, e di edhe ajo kur ka thënë “mos qesh”, edhe “Mou Albin Kurtit”, por nuk m’u ka drejtuar negativisht. Kam moskuptime me Kadrinë, por me mua ai në ato nivele nuk bie”, ka theksuar Zeka për “Bota sot”.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...