Ballina / Lajme / Kosovë / Milan Glamočanin: Unë ua dhash emrin e Ramushit hetuesëve të Hagës pasi nuk njihja komandant tjetër të UÇK-së

Milan Glamočanin: Unë ua dhash emrin e Ramushit hetuesëve të Hagës pasi nuk njihja komandant tjetër të UÇK-së

Mediat serbe së fundmi janë duke u marur me rastet e  luftës në Kosovë. Ata madje të ftuar kryesor kan gjeneralët serb e çetnik të shumët. Njëri nga të intervistuarit është edhe një kriminel serb, e që gjatë kohës së luftës ishte gjeneral Milan Glamočanin, në zonen e Dugagjinit.

Në intervisten dhënë në televizioni serb, përkatësisht në emisionin Bez, ai tregon se si kishin humbje të mëdha nga UÇK, të cilët ishin në rrafshin e Dugagjinit. Gjatë këtij emisioni, ai tregon se Ramush Haradinaj e kishte pasur fqinjë, por nuk e kishte njohur personalisht.

Unë personalisht nuk e kam njohur, por të gjithë e kan njohur njohur familjen Haradinaj, tha ai. Nërsa i pyetur nga gazetari se kur ishte dita juaj më e vështirë, ai tregon se ishte 30 maji, ku kishim  10 të vdekur 115 të lënduar. Të vdekurit duheshin të tërhiqeshin, ndërsa të plagosurve u ipej ndihma e parë në mal, pastaj dergoheshin në spitalin e Prizrenit tha Glamočanin .

Katër ekipe mjekësore kishin intervenuar për t`i shpëtuar çetnikët, këtë humbje e patëm nga ushtria e Ramush Haradinajt, në rrafshin e Dugagjinit.

Ai madje tregon takimin e tij me një hetues nga Haga, me kombësi nga Belgjika, i cili e kishte pyetur se cilit gjeneral apo komandat të uçk-së t`i hapnin akuzë, sepse vetëm një shqiptar mund të jet i ndjekur penalisht.

Glamočanin,  tregon se nuk i kishte ditur emrat e komandantëve të Shales dhe ja kishte dhënë emrin e Ramush Haradinaj dhe se i kishte ndihmuar hetuesit të Hagës, për ta bërë një dosje për Haradinaj, tha Glamočanin .

 

 

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …