Ballina / Sport / Milanin e nuk presin ndeshje të vështira në Europa Lige
Loading...

Milanin e nuk presin ndeshje të vështira në Europa Lige

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është shprehur i bindur për Europa Ligë, duke thënë se është në duart e tyre që të kalojnë fazën grupore.

Klubi italian do të ketë në grup Austria Vienna, AEK Athens dhe Rijekan, derisa kuqezinjtë po tentojnë të kthehen në garat e mëdha europiane.

“Ekipi jonë ka kundërshtar që duhet respektuar, të cilët nuk duhet të nënvlerësohen”, ka thënë Montella për faqen zyrtare të klubit.

“AEK ishte kundërshtar i ynë në Ligën e Kampionëve në sezonet 1994-95 dhe 2006-07, jemi favoritë, por nuk do të jetë e lehtë t’i mposhtim sepse kanë lojtarë që njohin ligën tonë”, ka shtuar ai.

“Austria Vienna është klub historik me një trajner të njohur [Thorsten Fink]. Kroatët, Rijeka, për pak nuk siguruan Ligën e Kampionëve. /albeu.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...