Ballina / Lajme / Kosovë / Mitrovicë: Fehmi Ferati, kandidat i VV-së, Valdete Idrizi e PDK-së
Loading...

Mitrovicë: Fehmi Ferati, kandidat i VV-së, Valdete Idrizi e PDK-së

Teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në përfundimin e afatit për dërgimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash, emrat për disa komuna mbeten enigmë. Por, KTV-ja merr vesh se në Mitrovicë Vetëvendosje përfundimisht ka vendosur të kandidojë me aktorin dhe showmanin, Fehmi Ferati.

Ndërkohë, garë atij pritet t’i ofrojë aktivistja e shoqërisë civile në këtë komunë, Valdete Idrizi. Siç mëson KTV-ja, Idrizi pritet të garojë në emër të PDK-së.

Në këtë komunë, kryetari aktual, Agim Bahtiri pritet të rikandidojë në emër të AKR-së, kurse kandidat i LDK-së është Safet Kamberi, deri së fundi nënkryetar në këtë komunë.

Image

/KOHAnet/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …