Ballina / Lajme / Kosovë / Mllefi i artistit: Letër drejtuar territ
Loading...

Mllefi i artistit: Letër drejtuar territ

Aktori Shkelqim Bunjaku i njohur për rolet e tij në disa filma e së fundmi edhe në serialin ” Kangur” të regjisorit Luan Kryeziu, përmes një postimi në Facebook është shprehur i indinjuar për gjendjen e krijuar në vendin tonë.

“Jam lodhë prej idiotëve, prej mashtruesve ordiner, spiunëve me maska mbi maska dhe servilëve pa kokërr vlere .
Jam lodhë prej paqës të përgjakshme me hije lufte, prej izolimit, prej vetëvrasjeve dhe komunikacioneve, prej kolltuqeve.
Jam lodhë, prej rrënimit të Atdheut, prej ofendimeve të përfitimeve, prej atyre që shkelin bukën dhe sofrën, prej atyre që mi shajnë profetët dhe Zotin.”

Postimi i plotë:

Jam lodhë prej shpifjeve, prej fjalëve të kota,prej tenderave të sekserëve, prej hajdutëve ndaj arkave të shtetit, prej analfabetëve.
Jam lodhë prej përçarjeve, prej “patriotëve” të rremë, prej narcisoidëve, dhe të pabesëve.
Jam lodhë prej anti-vlerave, prej pseudo -“artistëve” dhe atyre që qirren nëpër shesh, prej shkeljeve ndaj shoqërisë, ndaj ligjeve.
Jam lodhë prej meshkujve që vdesin pas femrave që vrapojnë pas parave, prej cullakhaneve, prej organizimeve të lodhta, pre”lajmeve” pa lajme, prej “gazetarëve” të ndytë.
Jam lodhë prej prostitutave të politikës, prej krimeve dhe prej masturbimeve të kravatave, prej tradhëtive që nuk njohin familje.
Jam lodhë bre sinqerisht jam lodhë nga njerëzit që i krahasojnë me kafshët, prej marreve dhe konspiracioneve, prej bërrllogut të evropës jam lodhë.
Jam lodhë prej idiotëve, prej mashtruesve ordiner, spiunëve me maska mbi maska dhe servilëve pa kokërr vlere .
Jam lodhë prej paqës të përgjakshme me hije lufte, prej izolimit, prej vetëvrasjeve dhe komunikacioneve, prej kolltuqeve.
Jam lodhë, prej rrënimit të Atdheut, prej ofendimeve të përfitimeve, prej atyre që shkelin bukën dhe sofrën, prej atyre që mi shajnë profetët dhe Zotin.
Jam lodhë edhe prej vetës që m’ka humb durimi në këtë tokë të mjerë!

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...