Ballina / Lajme / Moment final për Zaevin, me serbët apo me Kosovën?
Loading...

Moment final për Zaevin, me serbët apo me Kosovën?

Shtypi serb ka pasqyruar gjerësisht qëndrimin e mundshëm të qeverisë së Zaevit në rast se Kosova aplikon për të dytën herë për anëtarësim në UNESCO.

Mediat serbe kanë përkujtuar një deklaratë të bërë më herët nga kryeministri Zaev, i cili kishte paralajmëruar se Shkupi do të mbante qëndrim asnjëanës sa i përket kërkesës së Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, shkruan Konica.al.

Madje, ai e kishte gjykuar si të gabuar qasjen e qeverisë së kaluar, të drejtuar nga VMRO-DPMNE, e cila kishte votuar në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Por, portalet serbe kanë raportuar me shqetësim për njoftimin e fundit të qeverisë së Maqedonisë e cila ka bërë të ditur se do të marrë parasysh qëndrimin e shumicës së vendeve të BE-së kur do të vendos në lidhje me qëndrimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Kjo është interpretuar në opinionin serb si një shenjë pozitive për përkrahjen e Kosovës.

/Konica.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...