Ballina / Show Bizz / Morena Taraku shfaqet joshëse në fotosesionin për fundvit (Foto)

Morena Taraku shfaqet joshëse në fotosesionin për fundvit (Foto)

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku duket se është shumë entuziaste për festat e fundvitit.

Ajo së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin shfaqet më festive se asnjëherë më parë.

Modelja Taraku ka pozuar para aparatit të fotografit Norik Uka, pranë bredhit dhe ambientit dekorativ për fundvit, teksa dukej mjaft joshëse veshur me pantallona të zinj pre lëkure.

E grimuar lehtë, dhe me flokë të zeza, Morena dukej edhe më tërheqëse dhe atraktive.

Këtë vit, ajo ka qenë mjaft aktive në muzikë, pasi ka sjell disa projekte të reja në muzikë, ndërsa nuk ka munguar edhe pjesëmarrja në emisione televizive.

Ajo vazhdon të mbetet akoma ndër modelet më të ndjekura në rrjetet sociale. /MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Njihuni me 5 shqiptarët finalistë në ‘Miss & Mister Suisse Francophone 2019’

Si racë e bukur që jemi ne pushtojmë gjithë botën, madje edhe eventet e bukurisë …