Ballina / Lajme / Kosovë / Mustafa: Në Prishtinë diskriminimi do të marrë fund më 22 tetor
Loading...

Mustafa: Në Prishtinë diskriminimi do të marrë fund më 22 tetor

 Pas që z. Shpend Ahmeti  tha se LDK dhe PDK janë bërë bashkë kundër VV , z. Isa Mustafa  ju ka kundër përgjigjur në rrjetin social Facebook, z. Ahmetit duke thënë se është gënjeshtër publike dhe pa kripë.

Përmes këtij postimi z. Mustafa i ka bërë me dije z. Ahmetit si i pari i Prishtinës do të mbahet mend i cili ka diskriminuar banorëtdhe kuadrot e qytetit të tij në punësim për të kënaqur apetitet e Vetëvendosjes, duke paguar 2 milionë euro në vit pagat e tyre me kontrata të paligjshme.

Posimi i plotë i z. Isa Mustafes:

Akuza e Shpendit se LDK dhe PDK janë bërë bashkë kundër VV është gënjeshtër publike dhe pa kripë.
Vetëvendosje me PDK-në kanë histori bashkëpunimi kundër LDK-së. Kemi dhjetëra fakte, ndërsa po i përmendi dy.
1. Në vitin 2013 Shpendi shkoj në balotazh me 9,300 vota më pak. Vetëvendosja bëri koalicion të fshehur dhe i bashkoi votat me PDK dhe e përmbysën rezultatin.
2. Në vitin 2017, Vetëvendosje u bashkua me PDK-në, Lista Serbe, AAK dhe gjithë të tjerët; u bënë bashkë dhe e rrezuan qeverinë e drejtuar nga LDK. Ata nuk duronin sukseset tona, 2 miliard buxhet, rritje ekonomike mbi 4%, çkapje të Doganave dhe ATK që i sollën buxhetit 400 milionë më shumë të hyra, 40 mijë vende të reja pune të regjistruara në Trustin e Kursimeve Pensionale, hapjen dhe luftimin e aferave të pasaportave, ZMobile, Axoc etj.
Me gënjeshtra publike nuk mbulohet e vërteta. I kapur nga panika përballë mediave dhe qytetarëve për mospërmbushjen e asnjë premtimi, dhe mosrealizimin e asnjë projekti, Shpendi ka lansuar armën e tij të vetme, propagandën dhe mashtrimin.
Besoj në kulturën politike të qytetarëve të Prishtinës. Ata nuk e vlerësojnë fjalamaninë por shikojnë mungesën e projekteve konkrete në kryeqytet. Shpendi do të mbahet mend edhe për diçka, është kryetari i parë i Prishtinë që ka diskriminuar banorët dhe kuadrot e qytetit të tij në punësim për të kënaqur apetitet e Vetëvendosjes, duke paguar 2 milionë euro në vit pagat e tyre me kontrata të paligjshme.
Koha kur kuadrot e Prishtinës diskriminohen do të marrë fund më 22 tetor me fitoren e Arban Abrashit në Prishtinë dhe kandidatëve tonë në shumicën e komunave. I.M.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...