Ballina / Lajme / Mustafa pjesëmarrës në samitin e kryeministrave të rajonit, bisedohet për bashkëpunim ndërmjet vendeve (Foto)
Loading...

Mustafa pjesëmarrës në samitin e kryeministrave të rajonit, bisedohet për bashkëpunim ndërmjet vendeve (Foto)

Kryeministri në detyrë , Isa Mustafa, po merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Durrës. Gjatë këtij takimi, do të shqyrtohen mundësitë e fuqizimit dhe thellimit të integrimeve rajonale, partneriteti rajonal dhe veprimet e shteteve rreth lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare të mallrave si dhe transportit, për tregtinë në shërbime, investimet dhe ekonominë digjitale si dhe për perspektivën e integrimeve të mëtejshme në Ballkanin Perëndimor.

“Mustafa do të prezantoj qëndrimet e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin rajonal, integrimet evropiane dhe temat tjera të rëndësishme”, thuhet ndërtë tjera në komunikatën drejtuar mediave, transmeton Express.

Në samit janë të pranishëm kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë, zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, komisioneri i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bankës Botërore dhe institucioneve evropiane.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...