Ballina / Lajme / Kosovë / Muzeu Historik Etnografik i Vushtrrisë
Loading...

Muzeu Historik Etnografik i Vushtrrisë

Në Vushtrri kemi të bëjmë me një muze relativisht të ri, i cili u themelua më 09.06.2005 me vendim të kuvendit komunal të Vushtrrisë. Përkohësisht është i vendosur në lokalet e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, në një hapësirë prej dy dhomash: njëra e destinuar për personelin dhe tjetra për eksponate.
Në këtë periudhë të shkurtër, nga themelimi e deri më sot, në menaxhim të personelit profesional, megjithatë, është arritë të grumbullohet një thesar i çmuar i artefakteve të kulturës materiale nga kjo trevë duke përfshirë: eksponate arkeologjike, historike etnografike, si dhe duke bërë incizimin e trashëgimisë kulturore në terren.
Muzeu përbëhet nga sektori i arkeologjisë, historisë, etnografisë, folklorit, kinotekës,fototekës dhe disa nën sektorëve.
Në sektorin e arkeologjisë, eksponatet i përkasin periudhave të ndryshme historike duke filluar nga ato të qytetërimit Ilir, deri tek ato të periudhës së mesjetës së vonshme. Me synim që trashëgimia kulturore dhe historia të ruhen dhe mos të zhbëhen, duke ngërthyer këtu edhe ngjarje dhe figura historike në to, të cilat u përballën gjatë historisë me synim të krijimit të shtetit dhe pavarësisë, në këtë muze gjetën vend edhe eksponatet historike, fotografi të personaliteteve të shquara në nivel komunal dhe kombëtar si: foto të Hasan Prishtinës, Ismail Qemailit, Azem e Shote Galicës, etj. Në fushë të etnografisë numri i eksponateve e dominon gjithë muzeun. Në këtë fond ka pjesë veshjesh – strukturash moshore e gjinore nga më të ndryshmet, strukturash sociale dhe ekonomike po ashtu; pastaj shtrojë e mbulojë; nga enterieri enë e orendi; nga veprimtaria ekonomike (primare) vegla e mjete pune bujqësore; instrumente popullore, etj.

 

Kinoteka dhe fototeka – janë të pasura me incizime të vjetra dhe me ngjarje e ceremoni nga më të ndryshmet; pastaj me fotografi nga fusha e historisë, nga fusha e arsimit, nga fusha e kulturës, foto që na tregojnë për ditët më të vështira të depërtimit të popullatës me dhunë nga trojet e tyre për në mërgim, etj.
Këto vlera kulturore, janë një thesar i vërtetë ngase pasqyrojnë historinë shoqërore, veprimtarinë ekonomike, kulturën dokesore zakonoren, artin popullor, besime e besëtytni, mitologjinë popullore e deri në Panteonin Hyjnor dhe shtresimet e më vonshme kulturore shpeshherë si sinkretizëm në ritet dhe ritualet tradicionale.
Peshën shkencore këtyre vlerave të krijuara ia rritë fakti se janë fenomene dhe dukuri, përkatësisht krijime apo prodhime masash të gjera popullore, që flet për një kulturë burimore. Simbolika motivore në artefaktet e muzeut pa përjashtuar strukturën përmbajtësore të lëndës: poçeri, dru, metal, gurë, tekstil, ka një shtrirje të gjërë në gjithë përmbajtjen motivore të artit popullor.
Shumica e motiveve të realizuara në eksponate i dedikohen kulteve të paraardhësve, pastaj demoneve pozitive; kulteve kozmogonike; kulteve të pyjeve; kulteve të burimeve; kulteve bimore, etj, që pasqyrojnë lidhjen e njeriut me natyrën dhe fenomenet e saj.
Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...