Ballina / Lajme / Ndahet nga jeta Abdullah Jusufi, heroi që ngriti flamurin në Tetovë
Loading...

Ndahet nga jeta Abdullah Jusufi, heroi që ngriti flamurin në Tetovë

Sot para pak castesh ka pushuar së rahuri zemra e Abdullah Jusufit në moshën 95 vjeçare.

Abdullah Jusufi ka lindur më 3 Prill të vitit 1922 në Tetovë në një familje fetare dhe kombëtare. Që i ri u përfshi në aktivitete të ndryshme patriotike ku ju bashkua edhe shoqatës ilegale “Besa” në Tetovë.

Në vitin 1941 kur erdhën gjermanët Jusufi në një tubim kaloi turmën e mbledhur para ndërtesës së komunës dhe u ngjit në ballkon ku ngriti flamurin shqiptar, për tju bërë me dije gjermanve se ky vend i takon Shqipërisë.

Poashtu Abdullah Jusufi ka qenë një nga organizatorët e rezistencës së armarosur kundër bullgarëve dhe komunistëve.

Falja e namazit të xhenazes do të bëhet nesër te xhamia Eski në Tetovë prej ku do përcjellet në banesëm e fundit./Tetova1

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...