Ballina / Lajme / Bota / Në Kanada shfaqet filmi HEROI i profesorit të Fakultetit të Arteve të Kosovës, regjisorit Luan Kryeziu.

Në Kanada shfaqet filmi HEROI i profesorit të Fakultetit të Arteve të Kosovës, regjisorit Luan Kryeziu.

Këtu do të shihni pamje të shfaqjes së filmit Heroi të regjisorit Luan Kryeziu nëpër kinematë e Kanadasë. Filmi HEROI është film i metrazhit të gjatë ku si temë trajton gjendjen e ish luftëtarëve të luftës së fundit në Kosovë.

Filmi është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga produksioni Kosovarë ILIRIA FILM. Filmi është në gjuhën shqipe dialektore të Kosovës, skenarin dhe regjinë e të cilit ka punuar profesori i Fakultetit të Arteve të Kosovës, regjisori Luan Kryeziu nga Kosova.

Shfaqja efilmit HEROI ne Kanada

Shfaqja e filmi HEROI ne Kanada

Posted by Luan Kryeziu on Montag, 16. Januar 2017

Në pamjet mund teë dallohet edhe regjisori i cili ishte i pranishëm kur filloi shfaqja e filmit, njëherit mund të dallohet edhe posteri i filmit në derën e sallës së kinemasë. Regjisori duket mjaftë i kënaqur nga numri i madh i shkuesve të cilët presin për ta shikuar filmin artistik nga Kosova.

Vlenë të përmendet që filmi Heroi kishte premierën botërore në Montreal World Film Festival, duke hyrë në historinë e shtetit të Kosovës si filmi i parë i cili u prezantua në festival të kategorisë A, ekuivalent me Cannes, Venice, Berlinale etj.

Filmi është xhiruar nga xhiruesi i mirnjohur botërorë Roger Simonsz, ndërsa rolet i interpretojnë Arben Bajraktari, Adriana Morina, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Haqif Mulliqi etj.

Rrëfimi i shkurtë i temës së filmit Heroi:

Rrethanat shoqerore, politike dhe ekonomike ndikojne ne ndryshimin e personazhit kryesore, i cili kishte parim virtytet. Dashuria, ndershmeria, sinqeriteti gjunjezohen karshi problemeve ekonomike te cilat ndikojne ne ndryshimin e sjelljeve te individeve, raporteve familjare dhe shoqerore.

Nga:/MegaPress.al/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Tafil Kurtishi – Tili, këngëtari më i kerkuar në Prizren për këtë verë 2019

Tafil Kurtishi është këngëtari më i kërkuar i Prizrenit për sezonin 2019. Siç mund të …