Ballina / Lajme / Kosovë / Në mungesë të kirurgëve, pacientëve në Kardiokirurgji u duhet të presin me vjet
Loading...

Në mungesë të kirurgëve, pacientëve në Kardiokirurgji u duhet të presin me vjet

Pacientëve me probleme në zemër u duhet të presin deri në një vit për një operim në zemër.

Për pritjet e gjata për t’iu nënshtruar një operimi, në Klinikën e Kardiokirurgjisë Invazive, thonë se kjo klinikë ka mungesë të stafit dhe të kushteve për punë, pasi që operacione kryejnë vetëm 3 kirurgë.

Nustret Kajtazi, pacient i shtrirë në Kardiokirurgji Invazive në QKUK, ka një vit që është duke pritur për operim në zemër. Ai thotë se ka pritur dy muaj nga Ministria e Shëndetësisë për t’i lëshuar mjetet për të blerë materialet për operim.

Por ai nuk është pacienti i vetëm në këtë klinikë që po pret për t’iu nënshtruar operacionit të zemrës. Besim Sokoli nga Mitrovica thotë se ka pritur disa muaj. Por, sipas tij trajtimi i pacientëve në këtë klinikë është i shkëlqyer, raporton televizioni publik.

Lidhur me pritjet e gjata për t’iu nënshtruar një operimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë Invazive, kirurgu Raif Çavolli, thotë se kjo klinikë ka mungesë të stafit dhe të kushteve për punë, pasi që operacione kryejnë vetëm 3 kirurgë. Mirëpo pritjet e gjata të pacientëve ai i ka arsyetuar edhe me mungesën dhe vonesat e materialeve për operim.

Sipas Çavollit, kohëzgjatjen e pritjes për operim në këtë klinik e përcakton edhe gjendja shëndetësore e pacientit, pasi që kur pacientët kanë gjendje më urgjente duhet të intervenohet sa më shpejtë që është e mundur, dhe ka pacientë të cilët mund të presin për disa muaj, dhe se lista të tilla të pritjeve ka edhe në Amerikë, Norvegji dhe në çdo vend të botës. Ai po ashtu ka bërë të ditur se për 18 muaj gjithsej janë kryer 222 operacione.

/GazetaExpress/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...