Ballina / Lajme / Kosovë / Në Podujevë kërkohet prani më e madhe e Policisë
Loading...

Në Podujevë kërkohet prani më e madhe e Policisë

Pavarësisht që e vlerësojnë pozitivisht punën e Policisë, qytetarët e Podujevës kërkojnë që ata të jenë më të pranishëm ne qytet.

Për punën e policisë në këtë komunë është realizuar një sondazh me qytetarët, e kjo është mirëpritur nga zyrtarët e policisë.

Në bazë të tij 71.9% e qytetarëve kanë dhëne përgjigje pozitive për Policinë në këtë qytet, ndërsa 15% kanë dhënë përgjigje negative, kurse 13.1% e respondentëve, Policinë e kanë vlerësuar me shumë mirë.

Sondazhi është bërë nga Ekipi veprues për Siguri në bashkësi dhe OJQ RB.

Zyrtarët e Policisë në këtë qytet thonë se ky sondazh do ta ndihmojë shumë në punën e tyre. /rtk/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...