Ballina / Lajme / Kosovë / Në sheshin ,,Skendërbeu”, sonte ndizen qirinj për Aulon Zekën
Loading...

Në sheshin ,,Skendërbeu”, sonte ndizen qirinj për Aulon Zekën

Sonte në mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” do të ndezin qirinj për Aulon Zekën, 16 vjeqari që u gjet i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Sipas një njoftimi për media që është dërguar nga familja dhe miqtë e Aulon Zekës, kërkohet që me ndezjen e qirinjve të ngritet zëri kundër fenomeneve të tilla.

“Solidarizimi ndaj vdekjes së Aulonit ende të mitur, le të jetë kërkesë për dënim për të papërgjegjshmit dhe mizorët.Auloni le të jetë i fundit ai që merr dhimbjen e një shoqërie të pavëmendshme, e një sistemi të dobët të drejtësisë, një pasigurie të vërejtshme dhe të një shteti jo funksional.

Solidarizohuni me humbjen e të një pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër”, thuhet në njoftim.

Policia ka arrestuar dy të mitur(një djalë dhe një vajzë) si të dyshuar për vrasjen e Aulonit.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...