Ballina / Lajme / Kosovë / Nenad Čanak: Serbia ka filluar t`i rikthehet rregullit të vjetër të vrasjeve

Nenad Čanak: Serbia ka filluar t`i rikthehet rregullit të vjetër të vrasjeve

Ish-kandidati për president i Serbisë dhe kreu i Lidhjes Socialdemorate të Vojvodinës, Nenad Čanak, i ftuar në televizionin “Pink3”  ka thënë se Oliver Ivanoviç, ka mundësi të jet vrar nga ndonjë person i paguar nga  Rusia.

“Shikojeni pak ç’po ndodh? Ka filluar të rikthehet rregulli i vjetër. Kush vret është i pari që dërgon mesazhin e ngushëllimit”, tha Čanak. Ndërsa e ka cilësuar  “turp” vendimin e qeverisë së Kosovës,  për të mos përfshirë Beogradin, në hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës.

Gjithashtu në televizionin ” Pink3″ ai ka thënë se vrasësi mund të jet duke jetuar në Mitrovicen e Veriut, dhe  është për tu habitur pse politikanët rus janë duke u marur me rastin e Ivanoviçit, mendoj se këtu fshihet diçka shume e madhe, përciell televizioni Pink3.

/MegaPress.AL/

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …