Ballina / Lajme / Kosovë / Nëse Kosova nënshkruan marveshjen me Dukatin e Madh të Luksemburgut fiton 2milion euro
Loading...

Nëse Kosova nënshkruan marveshjen me Dukatin e Madh të Luksemburgut fiton 2milion euro

Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi  dhe Kryeministri i Kosovës z. Haradinaj ju kan adresuar adresuar kabinetit qeveritar. Z. Thaçi gjatë kësaj mbledhje e cila mbahet në nder të 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës tha se ” Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë dhe dekadat e ardhshme, duhet t’i kultivojmë dhe kompletojmë shenjat e identitetit tonë shtetëror.”  tha Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi bëri tri propozime:

1. Shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës.

2.   Vuajtjet tona shekullore dhe përpjekjet për liri janë të ngulitura në mendjen e secilit nga ne. Por ,kjo nuk mjafton. Kujtesës sonë kolektive historike, patjetër i duhet një objekt muze, të cilin unë propozoj ta quajmë “Muzeu i Pavarësisë”, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.

3. Kryeqyteti i Kosovës, gjithashtu ka nevojë për ndërtimin e Obeliskut të Lirisë, si monument i kujtimit dhe i nderimit për sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para të cilët do të nderonin qytetarët e Kosovës dhe të gjithë miqtë tanë nga bota.

Ndërsa gjatë kësaj mbledhje u moren këto vendime:

1.Nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e edukimit Erasmus plus dhe kështu dhjetëra të rinjve tanë t’i hapet rruga për edukim jashtë vendit

2. Nënshkrimin e marrëveshjes me Dukatin e Madh të Luksemburgut, projekt ky zhvillimor nga i cili Kosova përfiton asistencë prej 2 milionë euro dhe që i ndihmon vendit në rrugën e integruese. Nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e edukimit Erasmus plus dhe kështu dhjetëra të rinjve tanë t’i hapet rruga për edukim jashtë vendit

3.Nënshkrimin e marrëveshjes me Dukatin e Madh të Luksemburgut, projekt ky zhvillimor nga i cili Kosova përfiton asistencë prej 2 milionë euro dhe që i ndihmon vendit në rrugën e integruese

4.Përfitimi i grantit prej 4 milionë euro për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, blerja e pajisjeve, makinerive dhe kontenierëve dhe gjithashtu grant prej 1 milion e 466 mijë euro për studimin e fizibilitetit për Menaxhimin e Mbeturinave, hap i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë fushë

5. Përfitimi i grantit prej 4 milionë euro për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, blerja e pajisjeve, makinerive dhe kontenierëve dhe gjithashtu grant prej 1 milion e 466 mijë euro për studimin e fizibilitetit për Menaxhimin e Mbeturinave, hap i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë fushë.

 

/MegaPress.AL/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...