Ballina / Lajme / Kosovë / “Nëse PAN mungon edhe nesër, presidenti Thaçi të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”
Loading...

“Nëse PAN mungon edhe nesër, presidenti Thaçi të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”

Koalicioni PDK-AAK-Nisma mund të vazhdojë të bllokojë edhe më tej formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Kjo pasi kandidati i PAN-it për kryeministër, njëkohësisht lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se ende nuk është e sigurt nëse nesër do të mund të marrë fund konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ose jo, derisa ka thënë se po bëhen përpjekje për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Ai në një konferencë për media, shprehu keqardhje për vonesat që janë bërë në formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Por, sipas tij, këto shtyrje mund të zëvendësohen me një qeveri me të gjerë, e cila do t’iu bëjë ballë temave të mëdha për vendin.

“E para po më vjen keq për kohën dhe për shtyrjen që kanë ndodhur deri më tani. Pra, nuk ndihem mirë për faktin që po shtyhet deri më tani. Tjetra është, që ende jemi në përpjekje që të jemi nesër në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë. Këto shtyrje edhe pse janë humbje kohe, pra nuk po ndodh seanca, e fitojnë një aspekt tjetër kohën, pra sepse bëjmë gati kohën që të jetë një nisje e qëndrueshme më gjithëpërfshirëse dhe për këtë t’iu them në njëfarë mënyre po punojmë intensivisht që këtë humbje kohe tashme ta kompensojmë me një qeveri që është më gjithëpërfshirëse që mund t’iu bëjë ballë temave në vend”, ka thënë Haradinaj.

Haziri: Presidenti t’i shpallë zgjedhjet e reja, nëse PAN mungon edhe nesër

Image

Nexhat Haziri

Foto galeri

Në lidhje me këtë deklaratë të Haradinajt, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik Nexhat Haziri. Ai ka thënë se deklarata e tij mund të shihet si një reflektim ndaj situatës së krijuar pas mungesës së numrave të koalicionit PAN. Por, Haziri ka vlerësuar se një Qeveri në krye me të, do të ishte zgjidhje jo e mirë për Kosovën.

“Deklarata e të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, për një qeveri gjithëpërfshirëse, duhet lexuar si një reflektim të vet Haradinajt ndaj situatës së krijuar pas mungesës së numrave të vet koalicionit PAN, për të bërë Qeverinë e Kosovës. Megjithatë, çfarëdo qeverie që mund ta paramendojë Haradinaj, nëse ky i fundit akoma shfaq ambicie për të qenë shefi i saj, nuk do të ishte zgjedhje e mirë për Kosovën”, është shprehur analisti Haziri.

Sipas tij, presidenti i vendit Hashim Thaçi, do të duhej t’i thërras partitë dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në rast se edhe nesër nuk do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë të PAN-it.

“Nëse nesër nuk mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të PAN-it, presidenti Thaçi do të duhej t’i thërras partitë politike dhe në koordinim me to, duhet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe situata në një fare forme duhet të marr një epiloh drejt zhbllokimit, duke marrë parasysh pozicionet e betonuara të subjekteve politike, në njërën anë të koalicionit PAN, dhe në anën tjetër të LVV-së dhe LAA-së. I vetmi opsion është shkuarja në zgjedhjet e jashtëzakonshme. PAN, nuk i ka numrat për të bërë qeveri dhe tashmë kjo është e qartë për këdo në Kosovë”, ka thënë analisti Nexhat Haziri.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...