Ballina / Lajme / Kosovë / Nesër në ora 13:00 në sheshin ‘Shatërvani’ festohet zgjedhja e Kryetarit të ri të Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka
Loading...

Nesër në ora 13:00 në sheshin ‘Shatërvani’ festohet zgjedhja e Kryetarit të ri të Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka

Fitorja e Kandidatit të LVV’së për Kryetar të Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, pritet të festohet nesër në Prizren.

Duke filluar nga ora 13:00, në sheshin ‘Shatërvani’, LVV’ja me Nismën e Zafir Berishës dhe LDK’në në Prizren do ta festojnë zyrtarisht fitoren e Mytaher Haskukës, i cili dje është konfirmuar si Kryetar i ri i Prizrenit.
“Miq të nderuar, festa e fitores mbahet të martën (nesër), me 28 nëntor, ne ora 13:00 në sheshin “Shadërvan”.
Të gjithë jeni të mirëseardhur në Prizrenin e lirë! Urime edhe njëhere”, ka njoftuar kuvendari i LVV’së në Prizren, Faruk Dakaj.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...