Ballina / Lajme / Bota / New York Time: Pritet të arrestohen figura kryesore politike të Kosovës
Loading...

New York Time: Pritet të arrestohen figura kryesore politike të Kosovës

Përderisa deputetët e Republikes së Kosovës janë në pushime dimërore, për vendin tonë kan filluar të shkruajn edhe mediat më prestigjoze nga bota.

Gazeta amerikane New York Times, ka shkruar një artikull se si krerët e fuqishëm të politikes kosovare janë duke bërë përpjekje për ta pezulluar ‘’ Gjykaten Speciale’’.

Ndërsa në dhjetor në Parlamentin e Republikes së Kosovës, disa nga veteranët e UÇK-ës, tentuan ta pezullonin votimin dhe ligjin e Kosovës, që rregullon funksionin e gjykatës ka shkruar New York Time. Edhe pse votimi nuk u zhvillua, veteranët than se e kan përkrahjen e z. Hashim Thaçit.

Sipas gazetes New York Time në shkeljen e ligjit  nderkomëtar janë figurat më të larta politike të Kosovës.

Nga aleatët kjo gjykatë ishte si parakusht për pajtimin e vendeve  pas luftes në mes Kosovës dhe Serbisë. Fuqitë botërore i kan tërhequr vërejtjen që mos ta shfuqizojnë këtë ligj.

Me 4 janar SHBA dhe Britania e Madhe , kan nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku thuhet se nëse udhëheqësit shtetëror pezullojnë ligjin e Gjykatës Speciale”, Kosova do t`i ket punët keq, përciell New York Time.

Ndërsa i vetmi refuzues për aprovimin e Gjykatës Speciale në Parlamentin e Republikes së Kosovës, ka qenë z. Albin Kurti, i cili ju ka drejtuar të gjithë deputetëve të kuvendit, që mos ta votojnë këtë gjykatë. Nëse votohet do të burgosen shumë ushtar të uçk-së, e nëse ata burgosen, do të ishte nënçmim për ta sepse ata luftuan për çlirimin e vendit.

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...