Ballina / Fun / Histori / Nga ky libër amerikan u frymëzua Hitleri për vrasjet
Loading...

Nga ky libër amerikan u frymëzua Hitleri për vrasjet

Hitleri, është emri që me dekada ka tmerruar njerëzimin me diktaturën e tij. Ai ka udhëhequr Gjermaninë për shumë vite dhe ka pushtuar një pjesë të madhe të Europës dhe Afrikën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas disa studimeve Hiteri ka pasur një libër që mund të jetë frymëzuar nga ai, dhe ky libër është “Vdekja e racës së madhe” e Madison Grant. Në librin “Vdekja e racës së madhe”, Grant i çoi teoritë e Galtonit një hap më tej. Duke përdorur lëvizjet e popullsisë, karakteristikat e fytyrës dhe pseudoshkencën, Grant argumentoi se tiparet e padëshiruara përcilleshin jo vetëm nga një anëtar i familjes në një tjetër, por edhe brenda përkatësive të caktuara etnike dhe grupeve fetare, shkruan Gazeta Metro.

Ky libër u ribotua në 1922, 1923, 1924, 1926, 1930, 1932 dhe 1936, duke shitur më shumë se një milion kopje  ndoshta, një nga traktet më të njohura shkencore në histori.

Në vitin 1917-një vit pasi Grant botoi librin e tij-Kongresi miratoi një ligj që ndalonte “të gjithë idiotët, budallenjtë, personat e dobët, epileptikët, personat e çmendur, [dhe] personat me inferioritet psikopatik kushtetutës” që të hynin në SHBA. Gjatë diskutimeve, një kongresmen lexoi direkt paragrafë nga “Vdekja e racës së madhe”. Si pasojë, rreth 1.500 emigrantëve në vit iu mohua hyrja. Një eugjenist i zjarrtë i shkroi një letër Grantit duke i kërkuar atij të ndërtonte një Mur të Madh: “A mund të ndërtojmë një mur mjaft të lartë në këtë vend, në mënyrë që t’i mbajmë jashtë këto raca?”, shprehje kjo  e preferuar e Hitlerit sipas studiueseve.

Adolf Hitler do të përjetë në historinë e njerëzimit si njeriu më i pashpirt dhe vrasësi më i madh në botë, duke mos kursyer asgjë.

/GazetaExpress/

Shikoni gjithashtu

Deshifrohet pllaka 3200 vjeçare arkeologu francez pllaka u takon trojanëve

Arkeologu francez  George Perrot, gjatë vizites së tij në Turqi kishte arritur që të kopjonte hieroglifet …

Loading...