Ballina / Lajme / Kosovë / NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM
Loading...

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së ardhmës. Në këtë fushatë zgjedhjesh të parakohëshme, unë si kandidate për deputetet e NISMËS Socialdemokrate kam vënë re se filozofia promovuese e subjektit së cilit i takoj, artikulon qartë të gjitha shqetësimet e shoqërisë sonë, jo thjeshtë duke i evidentuar ato, por duke dhënë zgjidhje konkrete dhe të realizueshme. NISMA Socialdemokrate në këto zgjedhje udhëhiqet nga motoja, „Bashkë për shtetin“, e cila çdo ditë e më tepër po përqafohet si një domosdoshmëri e secilës kategori sociale të shoqërisë sonë, në radhë të parë për vizionin përbashkues që ky sllogan mbartë në vete dhe që po promovohet aq fuqishëm nga lideri i NISMËS dhe kandidat për kryeministër, Z.Fatmir Limaj. Subjekti ynë politik (NISMA Socialdemokrate), bashkë me aletatët në koalicionin parazgjedhor, AKR dhe PD, në këto ditë intensive të fushatës parazgjedhore, ka zgjuar një interesim gjithnjë në rritje jo thjeshtë të anëtarësisë sonë, por edhe të qytetarëve të tjerë, në radhë të parë të atyre që prej vitesh janë të zhgënjyer nga premtimet e mëdha. Tek NISNMA unë vërejë se njerëzit kanë besim, kanë shpresë, ata gjejnë vetën e tyre, qofshin të rinj, biznesmen, njerëz profesionesh të ndryshme, pensionistë, me një fjalë NISMA po shndërrohet në artikulues të aspiratës të secilit prej nesh, për një shtet të së Drejtës, për një shtet social, për një shtet të denjë si në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Zoti Limaj gjatë kësaj fushate, por jo vetëm ai, – por edhe të tjerë protagonistë të rëndësishëm të NISMËS Socialdemokrate, duke shpalosur Programin qeverisës, në çdo ballafaqim elektoral, me realizëm dhe argumenta kanë nxjerrë në pah problematikat, objektivat dhe projektet për një zhvillimi dinamik të Kosovës, duke u përqendruar në radhë të parë tek zhvillimi ekonomik, mundësitë e pashfrytëzuara që ka vendi ynë për më shumë investime nga brenda dhe nga jashtë, por mbi të gjitha nga Diaspora jonë, një aset i pashfrytëzuar që në vizionin e NISMËS, mundet dhe duhet të ketë prioritet në politikat zhvillimore të vendit. Krahas zhvillimit ekonomik, që do të krijojë mundësi të shumta punësimi,

NISMA në strategjinë e saj programore ka prioritet edhe arsimin, shëndetësinë, zhvillimin e fshatit, sportit, mbi të gjitha vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rinisë, madje do të punohet fortë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, përkatësisht të kategorive sociale me të ardhura të ulta, arsimtarëve, pensionistëve, njerëzve me aftësi të kufizuara, pa harruar këtu edhe pjesëtarët e poplicisë dhe të ushtrisë sonë. Si kandidate për deputete, gjatë ballafaqimeve të përditshme me elektoratin e NISMËS dhe jo vetëm me ta, kam arritur të njihem nga afër me problemet reale, duke marrë shumë propozime, ide, sugjerime dhe mendime që gjithësesi do të me shërbejnë për ti diskutuar dhe për të iu dhënë zgjidhje. Vetëm kur jemi në gjendje të dëgjojmë, mund të mësojmë shumë më shumë për problematikat, hallet dhe kërkesat e qyetarëve, dhe kjo gjithësesi për mua dhe NISMËN, do të jetë një ogur i mirë për të marrë vendime të drejta në shërbim të qytetarëve tanë, për t’u bashkuar të gjithë për shtetin që duam. Detyra jonë është dhe do të jetë të punojmë dhe të angazhohemi në vijimësi në shërbim të qytetarëve, në shërbim të Kosovës sonë të shtrenjtë. Me NISMËN Socialdemokrate dhe me kryeministër Z.Fatmir Limaj, Kosova do të ecën shumë më shpejtë përpara, si një shtet i vlerave Perëndimore euroatlantike

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...