Ballina / Lajme / Kosovë / Një 25 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga rrokullisja e traktorit
Loading...

Një 25 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga rrokullisja e traktorit

Një 25 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga rrokullisja e traktorit. Ngjarja është raportuar të ket ndodhur në orët e hershme të mengjesit të sotëm në një zonë malore të fshatit Kaqanoll të Mitrovicës.

Vdekjen e viktimës G.B, 25 vjeç e ka konstatuar personeli mjekësor QKUK. Nga hetimet e para të zhvilluara nga hetuesit me autorizim të prokurorit si dhe dëshmive e rrethanave të siguruara nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur në kohen kur viktima me traktorin e tij po tërhiqte drunj, me ç`rast traktori ishte rrokullisur dhe kishte shkaktuar lëndime me pasoja vdekje prurëse. Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik, trupi i pajet i viktimës u është dorëzuar familjarëve të tij. Rasti është iniciar dhe hetuar si vdekje aksidentale. /MegaPress.Al

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...