Ballina / Lajme / Kosovë / Notë mallēngjimi për gjeneral ,,Plakun” nga Nait Hasani
Loading...

Notë mallēngjimi për gjeneral ,,Plakun” nga Nait Hasani

Deputeti Nait Hasani duket të jetë i pa kënaqur me zhvillimet në vend, prandaj edhe shprehet në mënrë të veçantë pranë varrit të shokut dhe bashkëluftëtarit të tij.

Nait Hasani duket të jetë ndër deputetët më të rregullt i cili nuk harron asnjëherë ti vizitojë shokët e tij të rënë në luftë.

Disa ditë më parë, deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëherit njëri ndër themeluesit e parë të UÇK-së z.Nait Hasani, ka postuar ne murin e tij në facebook, një shenjë respekti dhe mallëngjimi për bashkëluftëtarin e tij të ditëve të nismës së luftës, tashmë i ndjerë, gjeneral Xheladin Gashin ,,Plaku”. Në postimin e tij ndjehet thellë një nuancë zhgënjimi i fshehur në mallin që shprehet duke kujtuar bisedat me Plakun. Në vargun e fundit z.Hasani lëshon një pasthirrmë e cila vërtetë të bën të mendosh se si është katandisur morali dhe lavdija për ata trima të cilët nisën luftën për lirinë e vendit, në kohën kur dukej mision i pamundur.

Postimi i plotë

Më ka marrë malli Plak për fjalën tënde, për buzëqeshjen tënde dhe Guximin tënd që ta mundësh kohën dhe moshën.
Unë u ula afër varrit tënd e bisedova me ty e kohën që kaluam bashk, si atëherë dhe sot, më thoshe, me dije e forcë dhe guxim duhet ti qëndrojë Kohës lufta jonë e drejtë.
Eh Plak eu po e rëndë koha jonë, bre … !   /MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...