Ballina / Lajme / Kosovë / OAK ankohet në MTI për barrierat që po i shkaktojnë vendet fqinje biznesit tonë!
Loading...

OAK ankohet në MTI për barrierat që po i shkaktojnë vendet fqinje biznesit tonë!

Një delegacion i OAK-ut, i kryesuar nga drejtori i Bordit, z. Skender Krasniqi, drejtori ekzekutiv z.Ismet Mulaj, si dhe zyrtarja për komunikim me biznese, znj. Donika Gashi, patën një takim në MTI, ku u pritën nga ministri, z. Valentin Toci me bashkëpunëtor. z. Krasniqi e njoftoj ministrin Toçi për të arriturat e OAK-ut si dhe problemet me të cilat po ballafaqohet biznesi vendor, sidomos për problemet që po i shkaktojnë vendet rajonale.

Po ashtu, z. Krasniqi e bëri me dije ministrin Toçi edhe për sfidat që i ka biznesi për të investuar në Kosovë, sidomos mungesën e infrastrukturës dhe problemet për qasje në energji elektrike. Ndërsa, z. Mulaj, përmendi si shqetësim problemet që ka biznesi me Serbinë dhe Maqedoninë. Serbia po e bllokon me barriera jo tatimore peshkun e Kosovës, ndërsa Maqedonia po i bllokon produktet me origjinë shtazore.

Ministri Toçi e përgëzoj OAK-un për punën që është duke e bërë në të mirë të ndërtimit të një ambienti më të mirë për të bërë biznes në Kosovë dhe premtoj delegacionit nga OAK-ut se me urgjencë do të merren në trajtimin e rasteve të ngritura. Po ashtu si shqetësim i përbashkët u përmend marrëveshja e CEFTA-së, e cila biznesit vendor po i krijon shumë problem. Të dyja palët u pajtuan që OAK e ka vendin në Komitetin për Zhvillim Kombëtar, vend ku debatohet për interesin e biznesit.

/MegaPress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...