Ballina / Lajme / Kosovë / Operacion italo-shqiptar, kapet gomonia me 600 kg kanabis në mes të detit
Loading...

Operacion italo-shqiptar, kapet gomonia me 600 kg kanabis në mes të detit

Falë një pune të përbashkët të, Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex u finalizua me sukses ndalimi i një gomoneje, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë.

Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.

Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rikuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë marjiuanë. Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.

Më pas falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, QNOD, Rojes Bregdetare, GdF dhe Frontex, u finalizua me sukses operacioni ku u bllokua gomonia me dy skafistët dhe lëndën narkotike.

Rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

(gazeta-Shqip.com)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...